Një karburant në Maliq është shkrumbuar i gjithi. Dhe pse zjarrfikëset kanë shkuar në kohë nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë. Karburanti është pronë e një vendasi.

Nga flakët është djegur një kamion dhe një makinë e parkuar para karburantit.

Sipas policisë, zjarri është shkaktuar fillimisht në kamion pronë e një 50 vjeçari nga Tirana dhe më pas është përhapur në të gjithë ambientin. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.