Armand Shkullaku shprehet se nëse do të ishte në vendin e Presidentit Ilir Meta, do të kishte dhënë dorëheqjen.

“Kemi një pushtet që i ka marrë të gjitha një nga një dhe tani do të marrë edhe presidencën. Doli një fakt skandaloz sot, që administrata mblidhet ditë shtune… Kjo është grabitje të anëtarit të gjykatës kushtetuese. Se çfarë duhet të bëjë Meta… Po të isha unë si Meta, do të kisha dhënë dorëheqjen” u shpreh ai në studion e “Opinion”.

Sipas Shkullakut, Ilir Meta nuk e frenon dot kryeministrin Edi Rama.

“Pozicioni që Ilir Matës sot është pozicion denoncues, shumë i fortë, sepse ka një tribunë nga e cila zgjon interesin, ka edhe njëlloj ndikimi tek Venecia kur paraqet argumente, sepse nuk vjen nga rruga, por nga një institucion…  por Meta nuk e frenon dot Ramën”. /tvklan.al