Analisti dhe gazetari Armand Shkullaku mendon se Sandër Lleshaj u shkarkua si ministër i Brendshëm nga Kryeministri Edi Rama për shkak të protestës.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Shkullaku theksoi se Sandër Lleshaj u sakrifikua 5 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Sipas tij, largimi i Lleshajt nga Ministria e Brendshme u bë për shkak të protestave që nisën prej ditës së mërkurë.

“Edi Rama ishte i shqetësuar. Ai detyrohet të shkarkojë ministrin e tij vetëm nga 2 orë protesta sepse Edi Rama di ta lexojë protestën. Tani detyrohet 5 muaj para zgjedhjeve sakrifikon ministrin e Brendshëm. Ne që e njohim historinë e dimë që Sandër Lleshaj është një vegël që më mirë të sakrifikohet Sandri se sa shefi i Sandrit.

Mund të kemi një ndryshim cilësor, pra kjo protestë mund të jetë ndryshim cilësor që mund të afektojë shoqërinë papritur. A ka terren që kjo revotë të shprehë frustrim më të madh? Unë them që ka”, deklaroi analisti Shkullaku. /tvklan.al