Një ndërtesë katërkatëshe në lagjen Beyoglu të Stambollit është shembur dy orë pas evakuimit si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Sipas të dhënave të siguruara, ekipet e zjarrfikësit dhe ato shëndetësore janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet policore kanë mbyllur qarkullimin dhe kanë marrë masa të sigurisë në zonën përreth.

Autoritetet kanë zbrazur edhe apartamentet përreth në kuadër të masave parandaluese, duke ndërprerë linjat e rrymës elektrike, ujit dhe gazit natyror.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe kryetari i Bashkisë Beyoğlu, Ahmet Misbah Demircan, i cili tha se ndërtesa e rrëzuar është ndërtuar në vitin 1994 pa leje.

Situata e të gjithë qytetarëve tanë të cilëve iu shemb shtëpia na përket neve. Ata janë mysafirët tanë… Është detyrë e jona të marrim përsipër përgjegjësinë mbi të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale

“, tha Demircan para gazetarëve.

Demircan paralajmëroi mbledhje në orët në vijim me të gjitha njësitë e shtetit dhe qeverisë për të diskutuar për ndihmat që do të ofrohen dhe për riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

Ajo që aktualisht është me rëndësi për ne është t’i marrim nën kontroll qytetarët që kanë mbetur në rrugë, fëmijët e tyre, t’i integrojmë dhe të mos lejojmë të përjetojnë probleme

“, shtoi Demircan./AA