Shoferi humb kontrollin, makina shpërthen në flakë

Shoferi humb kontrollin, makina shpërthen në flakë

09:45 01/08/2019

3 të plagosur në rrugën e Gjirit të Lalëzit

Tre persona janë dëmtuar në një aksident që ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në rrugën Maminas-Gjiri i Lalëzit.

Sipas policisë, rreth orës rreth orës 00:35, 53-vjeçari B.K. ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me bordurën, ku për pasojë makina ka marrë flakë.

Në aksident “janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij,  10  e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në mjet.”

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT