Shoferi i një autobusi ka përfunduar në pranga e Policisë së Tiranës, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë për një autobus të linjës Institut Bujqësor-Tiranë”. Policia e ndaloi mjetin rreth orës 08:00 të mëngjesit, në rrugën “29 Nëntori”.

Shoferi 59-vjeçar me iniciale N.K., i cili në momentin e ndalimit transportonte me autobus rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën, testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l.

Në njoftimin e saj për mediat, Policia Rrugore falenderon pasagjerët e autobusit në fjalë për adresimin në kohë të shqetësimit duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda.

“Nëse ke dyshime mbi aftësitë e drejtuesit të mjetit gjatë drejtimit telefono 112, mos hezito”

, thekson policia./tvklan.al