Natalie Weinstein, nofka e të cilës është Mikka Minx, ka shkuar si shoqëruese me pagesë në më shumë se 100 takime, që kur iu bashkua “What’s Your Price” në vitin 2015, një faqe interneti.

31-vjeçarja nga San Francisko i SHBA-ve, paguhet 100 dollarë (78 paund) për takimet e para.

“Unë shkoj në disa takime në javë. Pra janë shumë takime, mbi 100 që kur kam filluar

”, shprehet ajo për The Sun Online. 

“Mua në të vërtetë më pëlqejnë këto takime. Përvoja është shumë zbavitëse, ndonëse mendoj se paguhem shumë më pak nga tarifat e tjera. Jam paguar me rreth 100 dollarë për takim, ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak. Unë nuk jam e lidhur pas parave, por në të vërtetë çmoj faktin që ata dalin dhe janë të gatshëm të paguajnë. Kjo është më e rëndësishme për mua.”

“Kjo tingëllon si shumë, por mendoj se kam bërë rreth 10,000 dollarë (8,000 paund)”.

Mika ka qenë kërcimtare tubi për nëntë vjet, por tani drejton studion e saj, ku mëson terapi dhe fuqizim nëpërmjet këtij kërcimi.

Ajo ka takuar disa burra të martuar në këtë faqe interneti, por thotë se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale me ta dhe këmbëngul në faktin që gratë e tyre nuk e kanë problem./tvklan.al