Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” denoncoi mbrëmjen e së martës një rast korruptiv në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit në Elbasan.

Ankesa erdhi nga një biznes që ishte gjobitur për ndërtimin e një tende pa leje. Por me anë të një sekseri, kryeinspektori Andri Mehja, i kërkoi ryshfet qytetarit 2 milionë e gjysmë lekë për të reduktuar masën e gjobës nga 17 milionë në 5 milionë. Fillimisht ai mori kapar 300 mijë lekë të vjetra.

Qytetari: Po të lë një 300 mijë lekësh unë tani për momentin, se aq…, për momentin.

Andri Mehja: Shih mbylle, se..!

Qytetari: Nesër të vij të sjell pjesën tjetër. 2500-nd më tha…

Andri Mehja: Po pra, po!

Në takimin e ditës së dytë iu dorëzuan 2 milionë e 200 mijë lekët e tjera kyeinspektorit brenda një automjeti.

Qytetari: Prit se i bëra 1, 2, 3, 4, 5, 6, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 20, 22, (2200 mijë lekë) Se mora 2,5 unë edhe po harrova, që të kisha dhënë. T’i vë këtu tek kjo? (Kroskoti) Kur të mbaroj hallin këtej unë, se pak kam. Kam mundësi të shtoj.

Pas denoncimit, avokati i emisionit “Stop” vuri në lëvizje Prokurorinë e Elbasanit që hapi një hetim për veprat penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Elbasanit caktoi masën arrest në burg për kryeinspektorin Andri Mehja dhe një tjetër inspektor të IMT-së.

Tv Klan