Lajme Arkiva 2003

Ansambli i ushtrisë një trup modeste prej 12 artistësh profesionist do të shpërbëhet. Ky vendim është marrë nga drejtoresha e shtëpisë qendrore të ushtrisë Floriana Paskali e cila u ka komunikuar këtë vendim artistëve të kësaj trupe menjëherë pas kthimit të tyre nga leja e zakonshme.

Sipas të dhënave të lirim nga detyra e ansamblit të ushtrisë ku bëjnë pjesë emra shumë të njohur të muzikës dhe humorit shqiptar si Kujtim Laro, Pandi Zgura, Redon Makashi, Met Bega etj, është bërë arsye të rikonstruktimit të ushtrisë shqiptare.

Por vetë artistët nuk e pranojnë këtë fakt. Ata thonë se ky është një vendim krejtësisht individual i drejtoreshës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë dhe se atyre nuk i është komunikuar në mënyrë zyrtare ky shkarkim.

Pandi Zguro: Nuk u kemi bërë një punë të mirë ne sa të mblidhej një ekip nga ministria dhe të thoshin hajeni zotërinj e zonja, ju jeni njerëz të nderuar, keni kaq vite, por koha ka sjellë që ju do të liroheni, por në mënyrë klandestine, në mënyrë të mefshtë vetëm për të krijuar shqetësime dhe acarime mes njerëzve, mes artistëve. Ne nuk jemi rrugaç”.

Aktualisht në lidhje me këtë problem artistët kanë dërguar sot përfaqësues për tu takuar me Presidentin e Republikës dhe Ministrin e Mbrojtjes Pandeli Majko, të cilëve u kanë drejtuar dhe një peticion.

“Zoti president, mendojmë se ushtrisë sonë nuk i prish punë fondi modest i pak artistëve. Duheni artistin sa është gjallë dhe jo vetëm kur ai s’është më, po ju drejtojmë këtë peticion sepse po gjejmë vetë mospërfillje dhe aspak mbështetje nga organet përkatëse”.

Ndërsa vetë drejtoresha e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nuk ka pranuar të komunikoj me gazetarët për këtë problem duke urdhëruar ushtarët që ndodhen në qendër të mos lejojnë futjen e asnjë gazetari në ambientet e brendshme të saj./tvklan.al