Një bombol gazi shpërthyer mesditën e sotme në Tiranë. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja ka ndodhur “rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G. ka plasur një bombol gazi”.

Po ashtu mësohet se për pasojë janë  dëmtuar lehtë M.G dhe bashkëshortja e tij D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të saj./tvklan.al