Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të hënë në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë së Tiranës thonë se ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati.

Në momentin e zjarrit, në shtëpi ndodheshin dy persona, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta. Policia thonë se shkak dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit nga një bombë.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të zjarrfikëse u bë e mundur dhe vënia nën kontroll e flakëve.

/tvklan.al