Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur Petovë në Fier.

Automjeti tip BMW ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Dyshimet e para flasin për shkëndijë elektrike.

Drejtuesi i mjetit, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, mësohet se ka dalë menjëherë nga makina sapo ka vënë re tymin që dilte prej saj, ndërkohë automjeti është shkrumbuar plotësisht. /abcnews.al