Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë kimike në Çeki.

Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e zjarrfikësve tha se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur disa persona, numri i të cilëve nuk dihet ende.

Fabrika

Synthos

ndodhet në qytetin e Kralupy nad Vltavou, në veri të Pragës. Momentalisht nuk ka ende detaje mbi shkakun e këtij shpërthimi. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore dhe ato të emergjencës.

/tvklan.al