Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në një banesë në Gjirokastër, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpëz të njësisë administrative Cepo në banesën e qytetarit Fadil Tola. Si pasojë e shpërthimit me tritol, ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të mbledhur prova. Shkaqet e vendosjes së tritolit nuk dihen.

Pronari i banesës do të pyetet për të mësuar nëse ka konflikte me persona të tjerë. Uniformat blu po kryejnë hetimet për të zbardhur ngjarjen. /tvklan.al