Shpërthim tritoli pranë një banese

Shpërthim tritoli pranë një banese

16:28 21/11/2019

Dyshohet se ishte paralajmërim

Një shpërthim i fortë tronditi banesën e familjes Tola në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës, mbrëmjen e së mërkurës. Lënda plasëse ishte vendosur në ballkonin e katit të dytë të banesës së Fadil Tolës, ku ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por për fat të mirë jo të lënduar.

Sipas policisë lokale akti ishte një mesazh paralajmërues. Pista e parë e mundshme është një konflikt me djemtë e familjes, elementë të njohur nga policia të përfshirë të në kaluarën në kultivim dhe trafik droge. Banorët e zonës thonë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Edhe vetë familja Tola ka deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt. Policia ka shoqëruar mbi 10 persona dhe thotë se po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi