Rieti, Itali- Një shpërthim i një auto-cisterne ka ndodhur në një stacion karburanti ku 2 persona humbën jetën dhe mbi 17 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi këtë të mërkurë rreth orës 14:30 në Via Salaria, pranë Gorogo Quinzio në zonën e Rietit.

Sipas mediave italiane auto-cisterna mori flakë në momentin që po shkarkohej.

Viktimat janë një zjarrfikës dhe një punëtor që ishin të pranishëm në momentin kur ndodhi shpërthimi. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital./tvklan.al