Trajneri i ri pritet të prezantohet të enjten

Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Kukësit. 59-vjeçari kështu do të rikthehet në Superligë pas përvojës së sezonit të kaluar në kampionatin kosovar. Mësohet se marrëveshja është arritur dhe pritet që Duro të prezantohet të enjten.

Shpëtim Duro me një përvojë tepër të gjatë në Shqipëri me shumë ekipe, Maqedoninë e Veriut me Shkëndijen dhe Dritën në Kosovë zëvendëson Ernest Gjokën e shkarkuar pas eliminimit të Kukësit nga kupat e Europës.

Natyrisht objektivat janë trofe në Shqipëri, por pa harruar edhe kalimi i sa më shumë tureve në turnetë kontinentalë. Gjatë këtyre ditëve, fituesit e kupës së Shqipërisë kanë kryer lëvizje në ekip. Orët e fundit është larguar mbrojtësi Simo Rumbullaku, ndërsa është afruar sulmuesi Mirlind Daku.

Tv Klan