Bushi: Të rinjtë duhet të kuptojnë strategjinë tonë

Shpresat e Alban Bushit do të përballen në një miqësore me Slloveninë. Trajneri është në vështirësi pasi ka ftuar shumë lojtarë për këtë takim, por jo të gjithë i janë përgjigjur thirrjes së tij.

“Jemi në një situatë jo normale, çdo ditë kemi ndërruar 3-4 emra në listë. Klubet tentojnë të mbajnë lojtarët. Kemi marrë lojtarë të rinj që do t’i kemi edhe për sezonin tjetër. Kampionati shqiptar na ka prishur punë, nuk e dimë ç’a forme do kenë lojtarët”.

Skuadra e Alban Bushit kanë bërë dy ndeshje mjaft të mira kualifikuese për Europianin dhe trajneri kërkon të mbajë të njëjtin ritëm.

“Kemi shumë lojtarë të rinj, do të mundohemi që ata të kuptojnë strategjinë e stafit çfarë kërkohet nga ne. Mendoj që në periudhë shumë të afërt do kualifikohemi për në Europian”.

Miqësorja me Slloveninë do të luhet në Elbasan Arena më 8 Tetor.

Tv Klan