Shqetësuese, kafshët janë zgjuar shumë më herët nga letargjia

Shqetësuese, kafshët janë zgjuar shumë më herët nga letargjia

08:57 17/03/2020

Në kohën e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore botërore, ndryshimi klimatik sjell pasojat mbi kafshët në letargji. Dimri i fundit ka qenë mesatarisht 1.4 gradë Celcius më i ngrohtë në krahasim me rekordin paraprak të vitit 2015-2016.

Nga disa kopshte zoologjike njoftohet se arinjtë e murrmë kanë dalë nga letargjia, duke nisur që nga muaji Shkurt. Madje në disa vende nuk kanë fjetur aspak këtë dimër.

Ajo që shqetëson më tepër është fakti se kafshët janë zgjuar shumë më herët kryesisht në zona të globit që janë ndër më të ftohtat. Përveç kopshtit zoologjik të Moskës që lajmëroi zgjimin e tyre një muaj më parë se zakonisht, po ashtu edhe në kopshtin zoologjik të Finlandës është verifikuar e njëjta gjë, ku arinjtë janë zgjuar që në muajin Shkurt.

Por rasti më ekstrem është ai në kopshtin zoologjik të Omsk në Siberi, ku këtë dimër temperaturat nuk u ulën asnjëherë poshtë 10 gradë Celcius, dhe arinjtë nuk e nisën aspak letargjinë për këtë vit.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi