Prodhimet bujqësore për eksport nuk kanë nevojë për analiza shtesë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare, duke i hapur rrugë kalimit lirshëm të ngarkesave me produkte bujqësore në të dyja vendet.

Tashmë çdo produkt që shkon në shtetin fqinj dhe anasjelltas, nuk do të ketë nevojë në kufi të bëhen analiza shtesë, pasi të dy vendet i njohin certifikatat sanitare që kanë bizneset.

Njohja e testeve në të dy vendet redukton kohën e pritjes në kufi të kamionëve.

Tv Klan