Sylvinho, rrokadë Manaj e Broja për sulmin

Kombëtarja u mund 3 – 0 nga Kili para mijëra tifozëve të cilët e përkrahën të premten në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas.

Miqësorja e parë përgatitore para finaleve të Euro 2024 solli humbjen e parë pas 1 viti për Shqipërinë.

Sylvinho i besoi nga minuta e parë më së shumti lojtarëve të cilët kanë qenë titullarë në kualifikueset e Europianit.

Ndryshimet ishin për shkak të mungesave për shkak dëmtimesh, dhe Manajn i cili grumbullohej për herë të parë pas 2 vitesh.

Futbollistët e Kilit qarkulluan më shumë topin në minutat e para, por rastin e parë të rrezikshëm e patën kuqezinjtë.

Rei Manaj nuk arriti të shfrytëzojë këtë mundësi të artë pas gabimit të mbrojtjes kundërshtare. Goli i Kilit erdhi në minutën e 19’ me autor Edoardo Vargas, por që u kundërshtua nga lojtarët shqiptarë që pretenduan për një top të prekur me dorë.

Arbitri italian Luca Pairetto nuk ishte i të njëjtit mendim. Shqipëria krijoi sërish aksione, por kuqezinjtë u shfaqën të pasaktë para portës.

Me fillimin e pjesës së dytë, kilianët ushtruan presion me Thomas Strakoshën që bllokoi goditjen nga larg të Nunez.

Sylvinho bëri disa zëvendësime, mes tyre debutuesi Arbër Hoxha dhe Armando Broja. Mundësinë më të mirë e pati Broja në të 76’, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga Isla.

Megjithatë Shqipëria u ndëshkua në të 83’ me Bolados, i cili sapo kishte hyrë në fushë.

Goditja finale erdhi në kohën shtesë me golin e realizuar nga Davila.

Kombëtarja të hënën do të luajë ndaj Suedisë në Stokhom një tjetër miqësore që do ta ndiqni sërish në Tv Klan.

Tv Klan