Pritet të jetë pjesë e listës që do të përpilojë Presidenca portugeze

Rënia e shifrave të pandemisë në nivele minimale, pritet ta përfshijë vendin tonë ndër vendet e sigurta për udhëtim në Bashkimin Europian.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë tre vende të Ballkanit Perëndimor që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë, duke cituar burime të saj pranë Presidencës portugeze.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për secilin prej këtyre vendeve të mërkurën dhe do të vendosin në përputhje me situatën e tyre epidemiologjike.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimumi 75 raste pozitive me koronavirus për 100 mije banorë, në dy ditët e fundit.

Tv Klan