Policia nuk kurseu gjobat për shkelësit

Kur ora shkoi 20:00 qytetarët e fundit të Tiranës nxitonin drejt banesave të tyre. Ata që pyetëm ishin në dijeni të orës së re policore, por arsye të vonesës kishin punën.

E madhe ishte edhe lëvizja e automjeteve. Më të përpikta me orarin ishin bizneset dhe kafenetë. Prani të madhe të forcave policore pati në zonën e ish-Bllokut për të monitoruar lëvizjet. Gjithsesi edhe aty bizneset respektuan karantinën.

“Kur ka kaluar 1 orë nga nisja e karantinës lëvizja qytetarëve dhe automjeteve është ulur ndjeshëm. Një pjesë e tyre ndalohen nga uniformat blu për të bërë këshillim, por edhe gjobitje”.

E njejtë ishte edhe situata në rrethe. Më të përpikte me orarin u treguan qytetarët në Lushnje, Durrës dhe Shkodër. Në Vlorë orari i karantinës nuk u respektua nga të gjithë. Në qytetin e Korçës për shkeljen e orës policore nuk munguan as gjobat.

Lëvizja nga ora 20:00 deri në orën 06:00 do të lejohet për emergjencat shëndetësore dhe për arsye pune duke marrë një leje në e-Albania. Ndërsa nga bizneset leja vlen për shërbime delivery

Tv Klan