Studentët e Akademisë së Sigurisë do të kenë mundësinë të ndjekin studimet edhe në Akademinë e Policisë në Abu Dhabi. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili gjatë qëndrimit në Abu Dhabi zhvilloi një vizitë zyrtare me Drejtorin e përgjithshëm të Kolegjit të Policisë në Emiratet e Bashkuara arabe, Waleed Salem Al Shamesi.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin me Akademinë e Sigurisë dhe rritjen e shkëmbimeve të studentëve. Sipas ministrit Balla studentët shqiptarë do marrin eksperiencën më të mirë për krimin kibernetik, krimin e organizuar dhe pastrimit të parave.

Pjesë e takimit me fokus bashkëpunimin mes dy vendeve ishin të gjitha tipologjitë e krimeve përfshirë edhe luftën kundër narkotikëve.

Ky takim vjen në kuadër të vizitës së ministrit të brendshëm që po zhvillon në emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesë e agjendës është edhe takimi me ministrin e drejtësisë me të cilin Balla do të diskutojë lidhur me çështjet e depërtimit apo ekstradimit të shqiptarëve.

Çështja e ekstradimeve është në fokusin kryesor të autoriteteve shqiptare, të cilat prej muajsh po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të lidhur një marrëveshje ekstradimi me Dubain, vend ku falë Interpol Tirana janë lokalizuar disa të shumë kërkuar nga drejtësia.

Klan News