“Shqiptarët” zhgënjejnë në ndeshjen debutuese




“Shqiptarët” zhgënjejnë në ndeshjen debutuese

22:48 13/06/2021

Austria mposht Maqedoninë e Veriut, Pandev shkruan historinë në Europian

Debutim për t’u harruar në Europian për Maqedoninë e Veriut. Kombëtarja fqinje zbriti në fushë me katër futbollistë me origjinë shqiptare, gjithsesi nuk arritën të bënin diferencën përballë Austrisë, që triumfojë në Bukuresht me shifrat 3-1.

Austria e nisi furishëm sfidën, duke gjetur rrugën e rrjetës me Lainer. Kundërpërgjigjia e Maqedonisë së Veriut ishte e shpejtë.

Pandev përfitoi nga një pakujdesi në prapavijë për të tundur rrjetën dhe për të shënuar golin e parë për Maqedoninë e Veriut në një kompeticion ndërkombëtar.

Por festa nuk zgjati shumë, pasi në pjesën e dytë, Austria realizoi edhe dy herë të tjera.

Fillimisht, Gregoritsch i fitoi kohën portierit Dimitrevski për të kaluar në avantazh Austrinë. Dy minuta para fundit, Arnautovic vulosi fitoren e skuadrës së tij me shifrat 3-1.

Fitore që e ngjit Austrinë në kuotën e 3 pikëve në grupin C, ndërsa Maqedonia mbetet me 0 pikë.

Klan News





Të ngjashme