Evi Kokalari, sipërmarrësja shqiptare që është pjesë e fushatës së Donald Trump, ka treguar momentet e fundit të Presidentit para se të shtrohej në spital.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kokalari është shprehur se Trump në takimin e fundit publik kishte pak lodhje.

Kishte shenja lodhje faktikisht. Unë i tregova një miku që nuk ishte në mitingun e fundit dhe i thash që kishte lodhje. Ai gjithmonë kur futet në sallë elektrizon të gjithë, por atë ditë nuk ndodhi. Trump atë ditë ishte me energji të ulët dhe filloi të merrte pyetje nga salla, nuk ndihej shumë mirë. Isha në rresht të parë, e pash nga afër çdo moment dhe nuk mu duk mirë”, ka shqiptarja që është pjesë e fushatës së Trump.

Ajo tregoi dhe gjendjen në kampin e fushatës së Trump, duke thënë se tani janë të gjithë të qetë dhe optimistë për shëndetin e Presidentit. “Ditën e parë të gjithë ishim të shokuar, pasi COVID ka kompliakcione në moshën e Trump”, u shpreh Kokalari.

Më tej shqiptarja që është pjesë e fushatës së Presidentit të SHBA, u shpreh se Trump është shumë i fortë dhe i shëndetshëm, ndaj mendohet se ai do rimëkëmbet shpejt.

Trump është një njeri i fortë, ha shëndetshëm, flet tre deri në 4 orë në ditë. Kishim frikë për Trump, po ai është shumë i fortë fizikisht”, tha Kokalari./tvklan.al