Shtëpia e Bardhë, plan masash në rast apokalipsi – TV KLAN

Shtëpia e Bardhë, plan masash në rast apokalipsi

Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë ndërtuar një plan emergjence në rast të një apokalipsi asteroidësh.

Siç raporton e përditshmja “The Sun”, Shtëpia e Bardhë ka publikuar Strategjinë Kombëtare të Gatishmërisë për Objekte Pranë – Tokës.

Përplasja e asteroidëve është një rrezik që në kuptimin e plotë të fjalës qëndron mbi kokën tonë, për këtë arsye SHBA planifikon që të përmirësojë sistemin e emergjencës dhe të investojë në sonda hapësinore të avancuara teknologjike, që do të mund të asgjësojnë kërcënimet e mundshme.

Fillimisht SHBA shpreson që të përmirësojë teknologjinë paralajmëruese, që shkencëtarët të mund të njoftojnë ekspertët kombëtar të mbrojtjes për objekte qiellore që mund të përbëjnë rrezik për Tokën.

Do të duhet gjithashtu që të ndërtojnë sonda hapësinore me inteligjencë artificiale, të pajisura me sensorë e lazera. Këto raketa do të dërgohen në qiell për të detektuar asteroidët dhe për të përllogaritur madhësinë dhe peshën e tyre.

Më pas këto të dhëna do të dërgohen në bazë, ku ekspertët e mbrojtjes do të kenë mundësinë për të ndërtuar planin më të mirë veprues.

Ky zbulim shokues vjen në një kohë kur Nasa deklaroi se ka zbuluar një kometë që do të kalojë fare pranë Tokës në Shkurt.

Sipas këtyre dokumenteve, SHBA duhet të ketë një plan të ngjashëm edhe në raste uraganësh dhe të deklarojë një emergjencë kombëtare në vend.

Rënia e një asteroidi në oqean mund të shkaktojë cunami apo tërmete që mund të shkatërrojnë një shtet të tërë, ndaj dhe qeveritë lokale të vendeve bregdetare do të pajisen me një plan masash të detajuar në rast të një fatkeqësie kombëtare.

Megjithatë, i gjithi ky plan emergjence parashikon vetëm mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo pjesën tjetër të botës./tvklan.al

Kategori
KurioziteteTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*