Shteti i vogël europian i Luksemburgut pritet të bëhet i pari shtet në botë që do të ofrojë për qytetarët e tij transport publik falas. Trenat, tramvajet dhe autobusët pritet të jenë falas duke filluar nga viti 2020 në Luksemburg.

Kjo lëvizje është pjesë e një plani ambicioz ambiental të qeverisë së Luksemburgut të drejtuar nga kryeministri Xavier Bettel. Pjesë e politikave janë edhe investime të shumta në transportin publik.

Kryeqyteti i vendit, Luxembourg City, vuan nga trafiku i rënduar megjithëse banohet vetëm nga 110 mijë persona.  Rreth 400 mijë persona hyjnë në qytet çdo ditë nga zonat përreth kryeqytetit, ndërsa rreth 200 mijë të tjerë hyjnë nga Franca, Gjermania dhe Belgjika.

Transporti publik falas është lëvizja e fundit e qeverisë për të inkurajuar qytetarët të përdorin gjithnjë e më pak mjetet e tyre personale. /tvklan.al