Mbi 200 pasagjerë presin në aeroportin e Stambollit

Qindra pasagjerë që udhëtojnë me linjën “Ari Albania” nuk kanë mundur të fluturojnë. Problematikë ka qenë linja Stamboll –Tiranë dhe anasjelltas si dhe fluturimet drejt Milanos të cilët një ditë më parë u anuluan.

Sipas informacioneve, mbi 200 pasagjerë kanë 48 orë në aeroportin e Stambollit që presin të kthehen në Tiranë, por nuk kanë asnjë informacion nga kompania “Air Albania” se çfarë ka ndodhur me fluturimin tyre. 

Pas anulimit të një ditë më parë, të dielën fluturimi i tyre është shtyrë për disa orë të gjata. Kompania nuk ka bërë asnjë njoftim publik në faqen e saj zyrtare.

Ndërkohë që në faqen e aeroportit të Nënë Tereza, njoftohen se fluturimi Stamboll- Tiranë me këtë linjë fluturimi do të vonohet mbi 6 orë. Po ashtu edhe nisjet nga Tirana në Stamboll janë shtyrë duke i lënë pasagjerët me orë të gjata pritjeje.

Problemet e shkaktuara në destinacionet e Stambollit dhe Milanos janë pranuar së fundmi edhe nga vetë kompania e cila ua vë fajin një sulmi shpendësh në njërin prej avionëve të flotës së Air Albania.

Klan News