Në Gjykatën e Lartë sot nuk është zhvilluar  seanca e radhës në ngarkim të Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit. Shkak për këtë shtyrje seance në një datë tjetër është bërë mosformimi i Kolegjit Penal.

Dy nga gjyqtarët e kësaj çështje, Evelina Qirjako dhe Arjana Fullani, kanë lënë detyrën në fund të Korrikut pas përfundimit të mandatit si gjyqtare të Gjykatës së Lartë. Përveç kësaj gjyqtarja Qirjako ishte dhe relatore e çështjes.

Në këto kushte pesëshja e gjyqtarëve ka mbetur e paplotë për zhvillimin e procesit, që po shtyhet prej 5 muajsh. Tom Doshi, Mark Frroku dhe  Durim Bami janë akuzuar për kallëzim të rremë.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë fabrikuar prova me qëllim nisjen e ndjekjes penale për ish kreun e Kuvendit, Ilir Meta./ABCNews