Vendimi pritet të jepet në 30 Dhjetor, ora 12:00

Për të tretën herë radhazi, Gjykata e Posaçme ka shtyrë marrjen e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, pas kërkesës së SPAK për ta ashpërsuar atë, deri në arrest shtëpie. Vendimi pritet të jepet në 30 dhjetor, në orën 12:00. Avokatët kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Genc Gjokutaj thotë se po mblidhen provat për të vërtetuar se ajo është në konflikt interesi.

Gjokutaj mohon pretendimet se këto lëvizje po bëhen për të zvarritur procesin.

SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së sigurisë ndaj Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie, të ruhet me roje sigurie te dera dhe të mos lejohet të komunikojë me persona të tjerë jashtë banesës së tij.

Klan News