Shuhet në moshën 38-vjeçare aktori i njohur


Shuhet në moshën 38-vjeçare aktori i njohur

07:40 09/03/2020

Shuhet në moshën 38 – vjeçare aktori Nicholas Tucci pas një lufte të ashpër me kancerin.

Lajmi u bë i ditur nga babai i Nicholas përmes llogarisë së tij në Facebook, ku shkruan: “Për miqtë e Nicholas Tucc. Unë jam Alexander Tucc, babai i Nick. Të martën, më 3 Mars, Nick vdiq në ‘Smilow Cancer Hospital’ në NewHaven, Connecticut”.

Në fakt, 38 – vjeçari i ka mbajtur të fshehta problemet shëndetësore dhe sipas asaj që të afërmit e tij tregojnë, artisti nuk donte të tregonte nga se vuante vetëm për të mos u shkëputur nga puna dhe planet që kishte në karrierë.  

Klan Plus



Të ngjashme