Si ndikon stresi tek kafshët në shëndetin tonë



Si ndikon stresi tek kafshët në shëndetin tonë

10:26 20/11/2020

Teksa në Shqipëri nuk i kushtohet ndonjë vëmendje e veçantë nivelit të stresit tek njerëzit dhe shëndetit mendor, përfshirë shkaqe e pasoja, në vendet e zhvilluara propozohet një metodë për të matur, atë të pulave. Në vëmendje janë fermat e rritjes masive me qëllim tregtar, që janë vende mjaft stresuese për kafshët. Stresi mund t’i shkaktojë dëme të përhershme, që përkthehen në probleme në zinxhirin përkatës, pasi përkeqësojnë cilësinë dhe ulin jetëgjatësinë, duke ulur edhe vlerën në treg, por në fund edhe shëndetin e konsumatorit.

Sipas ekspertëve, kafshët e stresuara pësojnë përkeqësim të shëndetit, që shoqërohet me ulje të imunitetit, gjë që sjell lëngim dhe pritshmëri jete më të ulët. Dhe sa më shumë stres të kenë kafshët, rritet sasia e mishit që duhet hedhur, pasi nuk shitet apo mund të jetë deri toksike për konsum.

Ekspertët kanë kryer eksperimente dhe ka rezultuar se në kushte jo të barabarta, grupi me nivel të lartë stresi, ka patur modifikime tek rruazat e kuqe të gjakut, që nuk kanë ndryshuar sekuencën gjenetike, por sjelljet. Dhe këtu do të përqendrohen kërkimet për të perfeksionuar një metodë të mirëfilltë e të shpejtë për të diagnostikuar problemin tek kafshët.

Klan Plus




Të ngjashme