Kombinat Show – Episodi 1

Kombinat Show është një program nga Enkel Demi, i cili transmetohet çdo të premte në orën 20:30 në Tv Klan.

Të ftuar për të diskutuar mbi eksperiencat e shqiptarëve për marrjen e vizave, emigrimin e tyre për një jetesë më të mira, si dhe për përballjen e tyre me paragjykimin e të huajve ishin gazetari Gazmend Kapllani, këngëtarja Rovena Dilo, drejtori ekzekutiv i lëvizjes “Mjaft!” Erion Veliaj, sipërmarrësja Maria Terez Marshall, drejtoresha e së të drejtës ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme Ledia Hysi dhe sulmuesi i ekipit të futbollit “Partizani” Abilio Neves Dos Reies, si dhe në lidhje nga Prishtina gazetari Baton Haxhiu.

Këngëtari Rudi këndoi në Kombinat Show “100% shqiptar” dhe tregoi si u frymëzua për këtë këngë.

Shkrimtari Ismail Kadare rrëfeu se problemin e shqiptarëve e ka ngritur shpesh, pasi duhet të marrë fund poshtërimi i tyre./tvklan.al