Puna në spitalin Rajonal Memorial të Fierit vijon në ditën e 68 të saj. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga kantieri i ndërtimit ku duket se ka përfunduar ngritja e godinës dhe ka vijuar puna në ambientet e brendshme të saj.

Spitali i ri rajonal i Fierit po ndërtohet nga Turqia dhe Presidenti Erdogan premtoi se do ta ndërtojë atë për 3 muaj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se spitali Memorial do të shërbejë si shembull i autonomisë spitalore.

Kreu i qeverisë është shprehur se fillimisht spitali do të menaxhohet nga staf turk, i cili do të sjellë në Shqipëri dijen dhe informacionet e nevojshme nga Turqia. Më pas, spitali do të drejtohet nga shqiptarë./tvklan.al