Sa më shumë tregohet hermetik për jetën private, aq më shumë e shton kureshtjen e publikut dhe fansave që e ndjekin. Këngëtari Ylli Limani vazhdon të tregohet mjaft i kujdesshëm dhe strateg në përgjigjet që jep sa herë e pyesin për statusin civil.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi nëse është single apo i lidhur, këngëtari u përgjigj duke thënë se është i lumtur.

Ermal Mamaqi: Si i ke hallet ti?

Ylli Limani: Hallet i kam mirë…

Ermal Mamaqi: Je single apo i lidhur? Kjo është pyetja…

Ylli Limani: Momentalisht jam i lumtur. Kaq mund të të them se është hera e parë që vi në emision.

/tvklan.al