Autoritetet në Belgjikë po luftojnë për të përballuar numrin e azilkërkuesve.

Sipas Agjencisë Federale për Pritjen e Azilkërkuesve vendi është në një garë me kohën për të strehuar një numër të madh njerzish.

“Këtë javë, 300 vende janë në dispozicion, por kjo nuk mjafton. Ne nuk mund t’i strehojmë të gjithë. Pra, situata është mjaft kritike dhe është koha që të vendosim të gjithë energjinë tonë për të gjetur vende, pavarësisht nga lloji i vendit, nuk ka rëndësi për sa kohë që njerëzit kanë një shtrat dhe kanë mundësinë të flenë diku”, tha Isabelle Pluma, një punonjëse e agjencisë .

Çdo mëngjes, qindra azilkërkues janë në radhë në Bruksel për të plotësuar kërkesat në mënyrë që të gjejnë një vend për të qëndruar.

Të parët që hyjnë janë më të rrezikuarit: të miturit dhe familjet me fëmijë.

Beqarëve u jepet më pas një shans njëri pas tjetrit, por në shumicën e rasteve përfundojnë duke u larguar pa përgjigje.

Sipas statistikave të BE-së, Belgjika nuk është i vetmi vend që përballet me një problematikë të tillë pasi dhe shumë vende të tjera evropiane përballen me një situatë të ngjashme.

Klan News