Shënohet viktima e parë nga zjarret në Spanjë, 900 banorë janë evakuuar

Është shënuar viktima e parë nga zjarret të cilat kanë përfshirë Spanjën. Viktima është një zjarrfikës 44-vjeçar i cili ka humbur jetën në përpjekje për të shuar zjarrin  i cili ka rënë pranë qytetit turistik të Estepona.

Teksa situata vijon të jetë tepër kritike autoritet lokale kanë bërë të mundur evakuimin e më shumë se  900 banorëve.

Për shkak të kushteve të vështira të terrenit dhe erës së fortë kjo e ka ndërlikuar më shumë punën e zjarrfikësve.

Sipas shërbimeve të urgjencës flakët e furishme  kanë përfshirë deri më tani  2,000 hektarë të zonës me pyje të dendura në Sierra Bermeja. Më shumë se 300 zjarrfikës  janë angazhuar për të vënë nën kontroll zjarrin.

Zjarret shkatërruese kanë përfshirë  disa shtete të botës këtë vit, të nxitura  nga kushtet atmosferike, për të cilat ekspertët thonë se këto janë pasojat e ndryshimit të klimës.

Klan News