Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin Evropian. Eurodeputetja nga Suedia Ylva Johansson, ka habitur kolegët e saj.

Johansson gjatë pushimit në një seancë plenare është fotografuar duke thurur me shtiza.

Eurodeputetja pas publikimit të fotove në media ka thënë se e ka pasion thurjen dhe nuk ishte ndonjë gjë e re që ajo të punonte me shtiza dhe në Parlamentin Evropian.

Deputetja e PE edhe më herët ka publikuar foto në rrjetet e saj sociale, ku tregonte çorapet e thurura për kolegët e saj./tvklan.al