2 lojtarë të Premier League janë arrestuar pasi akuzohen për përdhunim. Futbollistët, emri dhe skuadra në të cilët ata luajnë nuk është bërë e ditur, janë të moshës 19 vjeç.

BBC News raporton se lojtarët janë liruar me kusht pasi dhanë dëshminë në polici. Sipas raportimeve të mediave të huaja, lojtarët janë pjesë e të njëjtit klub që nuk pranoi të komentojë mbi akuzat.

“Oficerët kanë arrestuar dy meshkuj pas një raportimi për një përdhunim. Një 19-vjeçar u arrestua me dyshimin për sulm dhe ndihmë dhe nxitje në një përdhunim. Një 19-vjeçar i dytë u arrestua nën dyshimin për përdhunim. Të dy janë liruar me kusht nga policia”, tha një zëdhënës. 

Akuzat u raportuan fillimisht nga gazeta “The Sun”, e cila tha se sulmi i supozuar ndodhi të premten. Nuk dihet akoma nëse lojtarët janë pezulluar nga klubi ku bëjnë pjesë apo për një vendim të tillë pritet përfundimi i hetimeve të policisë./tvklan.al