Skandali i “DH Albania”, flet për herë të parë Rama

Skandali i “DH Albania”, flet për herë të parë Rama

22:33 13/12/2018

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” për  herë të parë lidhur me skandalin me tenderin e lotit të parë të Unazës së Madhe ku është përfshirë kompania “DH Albania”.

Që në momentin që ka dalë në një media i jemi drejtuar Ambasadës Amerikane, shtetit amerikan dhe i kemi kërkuar menjëherë të na informojë lidhur me autenticitetin e pretendimit dhe të na mundësojë nëpërmjet kanaleve zyrtare të dimë kush janë ata që fshihen pas këtij operacioni, me letra. Që t’i japim fund edhe asaj që thoni ju jo është Edi Rama, jo është Damian Gjiknuri.

Kryeministri shpjegoi se çfarë do të ndodhë edhe me fondin e garancisë që do të sekuestrohet.

Kemi filluar procedurën për të sekuestruar 2 milionë eurot e garancisë, të cilat do t’i kthejmë në një fond mbështetjeje për familjet në nevojë që dëmtohen nga investimet publike dhe ndërkohë kemi marrë avokat për të hartuar një kërkesë gjyqësore për dëmin moral. Janë të gjitha këto masa që janë ndërmarrë. Tendera ku hyjnë kompani me firma të falsifikuara ka në të gjithë botën

”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT