Një shpërndarës i ushqimeve është shkarkuar nga detyra pasi u filmua duke ngrënë porositë për klientët. Ngjarja ka ndodhur në Indi, raporton BBC, e cila ka zbuluar se punonjësi është pjesë e kompanisë së ushqimit indian “Zomato”.

Në video, shpërndarësi shihet duke ngrënë nga porositë e qytetarëve dhe më pas i mbyll sërish për t’i dërguar tek klientët. Në rrjetet sociale ku fillimisht u përhap kjo video, komentuesit shpërthyen në zemërim dhe neveri ndaj shpërndarësit të ushqimeve.

Reagimet nxitën kompaninë “Zomato” të dilte me një deklaratë duke sqaruar se këtë çështje e kanë marrë shumë seriozisht.

“Kemi folur me punojnësin dhe e kuptojmë se ky është një gabim njerëzor, por ne e kemi larguar nga kompania jonë”.

Por pas publikimit të këtij lajmi, dolën në pah të tjera problematika të kompanisë më të madhe të shpërndarjes së ushqimit në Indi. BBC raporton se punonjësit qëndrojnë me orare të zgjatura, kanë kushte të vështira pune dhe pagesë të ulët.

/tvklan.al