Apeli la në qeli, Bushin dhe Kocin për mangësi në ankim

Dy infermieret, sipas prokurorit të apelit Arben Qosja nuk kanë firmosur ankimin e bërë nga mbrojtësit e tyre dhe për këtë arsye gjykata nuk mund ta marrë për bazë.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado vendosi të pranonte argumentin e prokurorit dhe la në qeli Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi. Avokatët e dy infermiereve kanë deklaruar në seancë se do të ripërsërisin ankimin duke respektuar procedurën ligjore. Sidorela Cela dhe sanitraja Rukije Hoxha do të hetohen nën masën detyrim parqitje.

Avokatja Antoneta Sevdari tha se vendimi ishte i drejtë. 

“Gjykata e pranonte në vendimin e saj që prokurori nuk kishte identifikuar minimalisht veprimin ose mosveprimin, a është i ligjshëm apo i pa ligjshëm. Në vendimin e gjykatës thuhet se nuk ka prova që këto shtetase të kenë bashkëpunuar me Tire Dervishin, në këto kushte gjykata me të drejtë vendosi ta vlerësojë si të paligjshëm ndalimin dhe të caktojë masë sigurimi, detyrim paraqitje në policinë gjyqsore.”

Gjykata e shkallës së parë u caktoi infermiereve dhe sanitares, masën e sigurisë arrest në burg 45 ditë.

Ato akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim. Sipas organit të akuzës të pandehurat kanë bashkëpunuar me Tire Alldervishin duke krijuar një skemë të mirfilltë zhvatje. Ato dyshohet se merrnin para nga familjarët e pacientëve për tu shërbyer. Prokuroria e kryeqytetit ka sekuestruar kartelat e pacientëve që kanë humbur jetën në spitalin Covid 2.

Në këtë mënyrë prokuroria do arrij të provojë nëse kemi të bëjmë me mjekin të pakujdesshëm. Grupi hetimor ka arritur në përfundimin se futja e ushqimeve brenda në spital nga familjarët nuk është e ndaluar me ligj. Grupit hetimor nuk i ka mbërritur në dorë ekspertiza nga laboratori i kriminalistikës, për rikthimin e mesazheve të fshira nga celuarët e katër të dyshuarave.

Gjykata e shkallës së parë i ka lënë për detyrë prokurorisë të përcaktojë veprën penale që ka konsumuar secila nga të dyshuarat dhe po hetohet nëse janë të përfshirë mjekë dhe infermierë.