1

Skënderbeu nis sot në Korçë përfaqësimin në kupat e Europës. Kundërshtari është Crusaders, ekip nga Irlanda e Veriut që në turin e parë të Champions League, kaloi kampionin e Estonisë, Levadia Tallin. Klubi korçar ka kryer afrime veçanërisht në sulm ku ndihmë do të japë edhe lojtari i Kombëtares, Hamdi Salihi. Trajneri Mirel Josa nuk e shikon si një rival të lehtë Crusaders, që nga UEFA. vlerësohet si një ekip gjysmëprofesionist

Mirel Josa – Trajner i Skënderbeut: Nuk duhet të hidhemi në aventurë me këtë ekip, sepse kemi dy 90 minutësha për të luajtur. Duhet të jemi të kujdesshëm në veprimet mbrojtëse dhe të jemi efikasë në veprimet sulmuese”.

Mungesa e vetme do të jetë Sabien Lilaj, i cili nuk e ka kaluar dëmtimin. Kapiteni Bledi Shkëmbi do të jetë në fushë, pasi është riaftësuar. Disa mungsa te skuadra irlandezoveriore, por trajneri Stephen Baxter beson te grupi që ka në dispozicion.

Stephen Baxter – Trajner i Crusaders:Ne e kaluam turin e parë në Europa League vitin e kaluar dhe u kualifikuam ehe këtë vit në Champions Leaguet. Natyrisht tani do të jetë pak më e vështirë, pasi jemi në turin e dytë”.

Ndeshja do të nisë në orën 20:00 dhe pritet që Skënderbeu të mbështet nga tifozë të shumtë. Kjo është hera e pestë radhazi që skuadra korçare merr pjesë në Champions League.

Tv Klan