Nxjerrin jashtë funksionit dekoderat dhe televizorët e vjetër

Teknologjia televizive po ndryshon me shpejtësi. Produktet e reja po tërheqin gjithnjë e më shumë konsumatorët. Teknologjia smart i ka bërë edhe vendosur edhe njëherë televizorët në qendër të familjeve.

Ajo ka nxjerrë jashtë funksioni televizorët e vjetër, bashkë me dekoderat e platformave të ndryshme që u bashkangjiten duke ofruar programe me pagesë.

Sot Smart Tv apo televizorët inteligjentë, që kanë gjithçka të integruar brenda tyre, dekodera, platforma e madje edhe aplikacione të panumërt, po ofrojnë një pafundësi kanalesh, programe, filma, seriale, dokumentare e prodhime të tjera televizive.

Më shumë se 200 milionë televizorë smart rezultojnë të shitur në të gjithë botën në vitin 2019. Deri në vitin 2025, parashikohet që shifra të arrijë në 266 milionë.

Smart Tv.jpg

Ky trend ka prekur çdo vend të botës, pa përjashtim. Në Shqipëri, atë e konfirmojnë të dhënat zyrtare të kompanive që tregtojnë këto pajisje.

“Në vitin 2019 kemi një rënie me 50% të shitjes së dekoderave TVB – T2 sepse klientët kanë parë si alternative për të blerë televizorët smart, që do të thotë që kanë pasur benefite të tjera përveç se të parit të kanaleve në digjital”, tha Hario Reçka, drejtor i shitjeve Go Tech.

Zëvendësimi i televizorëve dhe dekoderave të vjetër me Smart Tv po ndodh me shpejtësi.

“Nga Viti në vit ne kemi një rritje me 50% krahasuar me vitin e kaluar të shitjeve të televizorëve smart”, tha Reçka.

“Televizori në ditët e sotme janë të gjithë thuajse smart dhe kanë të inkorporuar dekoderat DVB – T2 madje në moledet premium edhe dekoderat satelitor”.

Këto tabela me të dhëna zyrtare nga 2 prej kompanive kryesore të tregtimit të televizorëve tregon më së miri atë që po ndodh në treg.

GO TECH GRAFIKA.jpg

Të hedhur në treg 12 vjet më parë, televizorët inteligjentë po e kthejnë edhe në Shqipëri një epokë të shkuar shërbimin me pagese për kanalet më të ndjekura vendase e të huaj.

Ata u ofrojnë shikuesve platforma me produksionet më të mira në botë nga Netflix, Amazone Prime, Google Play Store apo Youtube, të cilat janë të integruara si aplikacione.

“Tv Smart ju keni mundësi të arkivoni një app apo film të dëshiruar, ketë gjë e bën edhe Netlix apo Rakuten të një cilësie shumë të lartë të transmetimit”.

“Madje versionet e fundit të televizorëve e kanë platformen Netflix edhe në telekomandë, prej nga mund të shikohen shumë filma”.

Edhe platformat e integruara brenda Smart Tv, që s’kanë nevojë për dekodera, po fitojnë terren, siç shihet në këto të dhena.

SMART Tv2.png

Në mbarë boten, tani tregtohen vetëm televizorë inteligjentë. Viti 2018 shënoi një kthesë të rëndësishme, ku shitjet e televizorëve që ishin në rënie për disa vjet me radhë, u rritën në mënyrë të ndjeshme, për shkak të teknologjisë së avancuar që kompanitë prodhuese integruan në këto pajisje dhe uljes së ndjeshme të çmimit të tyre.

Tv Klan