Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, është shprehur sot se mbështet nismën për shpallje të lumit Vjosa Park Kombëtar.

Në një postim në mediat sociale, Soreca shkruan se BE dhe vendet e tjera të unionin po ndjekin nga afër dhe në konsultim me Shqipërinë këtë çështje.

Po ashtu në reagimin e tij diplomati kërkon që zëri i ekspertëve të mjedisit dhe i komunitetit të dëgjohet.

Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të lumit Vjosa. Ambasada e BE në Shqipëri vazhdon ta ndjekë këtë nga afër së bashku me Ambasadat e tjera dhe në konsultim me autoritetet shqiptare. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet“, shkruan Soreca./tvklan.al