Soreca: “Po”-ja për negociatat kërkon vijimin e reformave

Soreca: “Po”-ja për negociatat kërkon vijimin e reformave

15:50 25/03/2020

Konferenca ndërqeveritare, pasi të plotësohen disa kushte të caktuara

Vendimi i djeshëm pozitiv i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE -së për çeljen e negociatave është vetëm hapi i parë i një rruge të gjatë që Shqipëria duhet të përshkojë në rrugën e integrimit. Ai i radhës është konferenca e parë ndërqeveritare mbajtja e të cilës do të varet nga Gjermani e cila merr presidencën e BE në qershor. Në një intervistë për Tv Klan, ambasadori Luigji Soreca shpjegon të gjithë procesin teknik që pason PO e të martës.

“Dje këshilli i dha një mandat komisionit evropian, mandatin që ne e quajmë kuadri negociues. Kjo është struktura e negociatave që nis me konferencën ndërqeveritare e që do të vazhdojë për vite. Me anën e këtij kuadri negociues do të sqarohen të gjitha parimet dhe udhëzimet që do të jepen për punën që duhet të bëhet nga Shqipëria ku në qendër do të jenë padyshim 5 prioritete kyçe të vendosura më parë. Ky kuadër do të vendoset në tryezën e Këshillit Europian se bashku me progres-raportin vjetor e që ne shpresojmë që do të mbahet deri në qershor të këtij viti. Pasi të marr miratimin e këshillit ne shpresojmë qe presidenca gjermane qe nis gjysmën e dytë këtij viti mund të vendos të thërras organizimin e konferencës qeveritare natyrisht, nëse disa kushte të caktuara të jenë plotësuar”.

Po kush janë këto kushte? Ambasadori thotë se nuk janë të reja, por pjesë e reformave të nisura, të cilat duhet të vijojnë.

“Reforma zgjedhore që duhet të miratohet në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHRIT. Po ashtu duhet të vijojë dhe reforma në drejtësi. Gjykata kushtetuese e plotësisht funksionale, gjykata e lartë plotësisht funksionale. Ka pasur ecuri për sa i përket gjykatës së lartë pas emërimit të 3 anëtarëve të parë nga presidenti. Po ashtu duhet të vazhdojë dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Për Soreca-n është i rëndësishëm në këtë moment është dhe bashkëpunimi i opozitës.

“Është shumë e rëndësishme që mos të humbet kohë dhe Shqipëria të bashkohet rreth këtij objektivi të përbashkët. Është e vërtetë që kjo është detyrë e qeverisë te hedh hapat e pare dhe ne kemi folur me qeverinë shqiptare për hartimin e një plani të strukturuar veprimi për muajt e ardhshëm . Sigurisht kërkohet të bëhet një punë shumë  e madhe që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve qofshin këta institucional apo jo”.

Opozita do duhet të bashkëpunojë me maxhorancës për reformën zgjedhore në mënyrë që të gjitha kushtet të përmbushen sa më parë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi