Partizani dhe Kukësi duan trofeun e parë të sezonit

Kukësi dhe Partizani e nisin sezonin e ri aty ku lanë atë të vitit të shkuar, në luftë për trofe. Dy skuadrat që vijnë, njëra si Kampione dhe tjetra si fituese e Kupës do diskutojnë mes tyre trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

Në këtë ndeshje do shohim dy ekipe me shumë ndryshime. Si kryeqytetasit ashtu edhe verilindoret kanë risi në stafin drejtues, por edhe shumë lojtarë të larguar. Tashmë mbetet për tu parë  si do sillen skuadrat në fushë. Kukësi pritet që ta nisë me Avdylin në portë ndërsa përpara tij do rreshtohen Maliqi, Teqja, Lulaj dhe Musta. Përpara mbrojtjes Shpëtim Duro do të vendosë Musollin dhe Limajn. Gavazaj Rroca dhe Etemi pritet të jenë në mbështete të Vasil Shkurtajt.

Nga ana tjetër Franco Lerda përgjigjet me Alban Hoxhen, Bitrin, Boldor Belicën dhe Trashin. Përpara tyre do pozicionohen Teushi dhe Mala ndërkohë që në sulm Solomon do mbështet nga Melo Broja dhe Asani. Takimi do luhet sot ne orën 19:00 në Elbasan Arena.

Tv Klan