Në natën e parë performuan 23 artistë vendas e të huaj

Magji, emocion dhe performanca të jashtëzakonshme në natën e parë të Festivalit Kënga Magjike. Ishte kënga nga fituesja në fuqi, Eneda Tarifa, e cila hapi udhëtimin e kësaj feste të muzikës e cila solli në garë 23 artistë.

Në kategorinë New Artist, u kualifikuan më shumë se gjysma e konkurrentëve. Ndërkohë në Kategorinë Big konkurruan emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

Kthyer tashmë në një festival ndërkombëtar, edhe 4 këngëtarë të huaj sollën tinguj dhe ngjyrat e vendeve të tyre. Por qershia mbi tortë, ishte dhe atmosfera magjike që solli prezantuesja Marsela Çibukaj me bandin e saj dhe trupën e baletit të së Dielës Shqiptare. 

Por magjia vazhdon me natën e dytë gjysmëfinale të Kënga Magjike. Festivali Kënga Magjike, ju lë takim në orën 21.00 në ekranin e Televizionin Klan me ethet e garës dhe emocionet e artistëve.

Tv Klan