Sonte në orën 23:30 në emisionin “Doktor Plastik” do të ndiqni historinë e Enxhi Boraj. Një vajzë 24-vjeçare e mbyllur në vetvete, e kompleksuar nga pamja e hundës dhe syrit.

E rritur në një qytet të vogël si Patosi, Enxhi e ka pasur të vështirë adoleshencën. Me një fëmijëri të lumtur ku pamja nuk ishte akoma në qendër të vëmendjes, Enxhi e kupton rëndësinë e saj gjatë viteve të adoleshencës.

Këtu fillon edhe periudha më e errët e jetës së saj. Pamja e hundës që për fat të keq iu shtua edhe një inestetizëm tjetër estetik në sy, bënë që Enxhi të ndihej e sulmuar nga bashkëmoshatarët e saj dhe krejt e pambrojtur nga mësuesit. Për këtë arsye braktisi edhe shkollën, ndonëse për pak kohë.

E kishte të pamundur të vazhdonte jetën normalisht në një ambient kaq armiqësor. Por vitet kalojnë dhe vajza koshiente për pamjen e saj filloi të kamuflojë defektet. Në fillim me flokët e pastaj me syzet. Por shpresa fillon e ndizet dhe drita në fund të tunelit sa vinte e bëhej më e fortë. Pasi aplikoi në Doktor Plastik dhe u përzgjodh nga stafi, konsulta me dy mjekët e Klinikës “Da Vinci” e bënë të rifitonte besimin tek vetja e saj.

Pas dy ndërhyrjesh kirurgjikale të mjekrës dhe hundës, Enxhit nuk i ndryshon thjesht fytyra, por komplet jeta. E sigurt në vetvete dhe e etur për të jetuar, Enxhi gjen edhe dashurinë gjatë kohës së xhirimeve. Surprizat nuk reshtin në këtë reality show nga Elda Laze dhe prezantimin e Kiara Titos./tvklan.al